Site icon Telegrafi

KB “Grapeland Basketball” dhuron pako ushqimore për njerëzit në nevojë

Në ndeshjen që KB “Grapeland Basketall” e zhvilloi me KB “Istogu”, të premten e 28 shkurtit, kjo skuadër kishte vendosur që të gjitha mjetet e mbledhura nga shitja e biletave për këtë ndeshje do të shkojnë për familjet në nevojë të Komunës së Rahovecit.

Nga mjetet e mbledhura nga KB “Grapeland”  janë blerë gjithsej 5 pako ushqimore, pako të cilat i janë dorëzuar shoqatës “Handikos” , dega në Rahovec.

Përmes një postimi në Facebook, shoqata “Handikos” në Rahovec, ka falenderuar Klubin e Basketbollit “Grapeland Basketball” për kontributin e tyre.

“Shoqata Handikos, ka bërë shpërndarjen e 5 pakove ushqimore të dhuruara nga Klubi i Basketbollit “Grapeland”, në emër të Shoqatës tonë falenderojmë klubin dhe të gjithë ata që gjetën mundësinë të ndihmojnë shoqatën tonë, në veçanti personat me aftësi të kufizuara.”, thuhet në postimin e bërë nga Shoqata “Handikos” në Rahovec.

Exit mobile version