Holanda tejet defensive, që nuk është në asnjë statistikë, ka arritur të mposhtë Brazilin, ndërsa nga ana tjetër Gjermania i dha një leksion se si luhet futbolli Diego Armando Maradonas, pasi ‘ndau përgjysmë’ Argjentinën e tij. Spanja fitoi më vështirë se ç’është menduar ndaj Paraguait, që u tregua arrë e fortë, pasi që është dhe skuadra me më shumë ndërhyrje të palejuara në këtë kampionat.
Gjermania është ekipi që ka shënuar më shumë gola në këtë kampionat, me një mesatare prej 2.60 golash për ndeshje, ndërsa nga 13 golat e shënuar, tetë i shënoi vetëm ndaj Argjentinës dhe Anglisë. Spanja është ekipi i dytë me më shumë goditje, gjithsej 90, pesë më pak se Argjentina (95) e dërrmuar nga Gjermania me vetëm 79 goditje, por me efektivitet marramendës. Spanja është dhe ekipi me më shumë kornerë në këtë kampionat, nga 8.20 mesatarisht në çdo takim.
Formacioni më i mirë i çerekfinaleve (4-3-1-2):
Portier: Marten Stekelenburg (Holandë)
Mbrojtës: Sergio Ramos (Spanjë), Diego Lugano (Uruguai), Arne Friedrich (Gjermani), Gerome Boateng (Gjermani)
Mesfushorë: Wesley Sneijder (Holandë), Bastian Shweinsteiger (Gjermani), Andres Iniesta (Spanjë), Diego Forlan (Uruguai)
Sulmues: Miroslav Klose (Gjermani), David Villa (Spanjë)
Stekelenburg
Ramos – Lugano – Friedrich – Boateng
Iniesta – Sneijder – Shweinsteiger
Forlan
Klose – Villa
/Telegrafi/