Telegrafi

KB – Formacioni më i mirë i 1/8 së finales

Padyshim kryendeshja e 1/8 së finales ishte ndeshja e titanëve evropianë, kur Anglia u përball me Gjermaninë. Gjermania siç dihet doli fituese dhe pos futbollit të shpejtë dhe kundërsulmues, që u reflektua nga rezultati, kjo ndeshje hapi debat të gjerë mbi referimin, pas gabimit të gjyqtarëve kur anuluan një gol të drejtë të Frank Lampard. Ashtu si kjo sfidë, që pati më të mirët e saj nga ana tekniko-taktike, edhe ndeshja tjetër Argjentinë-Meksikë shfaqi si akter kryesor gjyqtarin e këtij takimi, që pranoi një gol nga pozita e pastër jashtë loje të Carlos Tevezit.

Pos gjërave të lartpërmendura, vlen të ceket dhe eliminimi i dhimbshëm i japonezëve në penalti, kualifikimi i zbehtë i Holandës, samba braziliane dhe fitorja e David Villas ndaj Portugalisë.

Formacioni më i mirë i 1/8 së finales (3-4-3):

Portier: Eduardo (Portugali)

Mbrojtës: Sergio Ramos (Spanjë), Juan (Brazil), Gabriel Heinze (Argjentinë).

Mesfushorë: Arjen Robben (Holandë), Ramires (Brazil), Kevin Prince Boateng (Ganë), Mesut Ozil (Gjermani).

Sulmues: Thomas Muller (Gjermani), Carlos Tevez (Argjentinë), Luis Suares (Uruguai).

                                             Eduardo

                         Sergio Ramos – Juan – Heinze

                                             Ramires
                                       Boateng – Ozil 
                                              Robben 

                                   Muller – Suarez – Tevez

/Telegrafi/