Telegrafi

Katërshja daneze gjykon ndeshjen Prishtina – Norrkopingu

Ndeshjen e dytë kthyese e raundit të parë të Ligës së Evropës ndërmjet FC Prishtina dhe IFK Norrkoping do të gjykojnë gjyqtarët nga Danimarka.

Gjyqtar kryesor është Jens Maae me ndihmësit Lars Rix, Christian Niels Brixen dhe Morten Krogh gjyqtar i katërt.

Delegat i ndeshjes i UEFA-s është gjermani Rainer Koch.

Prishtina ndeshjen e parë e ka humbur në Suedi me rezultat 5-0.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Norrkopingut do të zhvillohet të enjten nga ora 19:00. /Telegrafi/