Telegrafi

Katërdhjetëvjetori i paraqitjes së viruseve

Virusin në vitin 1971 e kishte krijuar Bob Thomas, si demonstrim të mundësisë së shpërndarjes së aplikacioneve nëpërmjet rrjetit.

Creeper është krijuar për kompjuterët e popullarizuar të Digital Equipment Corporation (DEC), PDP-10 dhe sistemin operativ TENEX, ndërsa nuk ka shkaktuar asgjë të dëmshme, përveç dërgimit të mesazhit: "I’m the creeper, catch me if you can!".

Ky virus në kompjuterët tjerë është shpërndarë përmes ARPANET-it të atëhershëm, ndërsa në vitin 1972 është neutralizuar me anë të programit Reaper.

Llogaritet se tash në “botën online” ekzistojnë rreth 200 milionë viruse kompjuterësh. /Telegrafi/