Site icon Telegrafi

Katër vite kontratë dhe bonuse të majme – Neymar po rinovon marrëveshjen me PSG-në

Neymar tashmë ka bërë të ditur se ai nuk e dëshiron largimin nga Paris Saint-Germain.

Ylli brazilian ka konfirmuar se nuk planifikon të largohet, madje po tenton të bindë edhe Kylian Mbappen që të qëndrojë.

Lexo po ashtu Dortmundi u tall me Neymarin në humbjen e PSG-së ndaj Lorient - braziliani iu kundërpërgjigj klubit gjerman

Sipas asaj që raporton Golbe Esporte, Neymar do të nënshkruajë kontratën e re brenda pak ditësh dhe do ë ketë një rritje në pagë.

Përveç pagës, sulmuesi do të përfitojë edhe bonuse të majme, duke kaluar kështu shifrën e 100 milionë eurove.

Lexo po ashtu Neymar konfirmon se Mbappe ka bërë një kthim mbrapa në ofertën e Liverpoolit

Neymar aktualisht fiton rreth 95 milionë te kampioni nga Ligue 1, e i dyti më i paguar në skuadër është Mbappe.

Brazilian po kërkohet nga Barcelona që është e gatshme që të ofrojë lojtarë si pjesë të marrëveshje, derisa francezi kërkohet me ngulm nga Real Madridi. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version