Ka vende të shumta në planet të cilat gjatë pjesës më të madhe të vitit jo vetëm që nuk e shohin diellin, por shpesh janë të mbuluara me mjegull
Në disa prej tyre mjegulla është tepër e dendur dhe ajo skenë duket e tmerrshme.
Ndër destinacionet me më së shumti mjegull në botë janë qyteti Point Reyes, i vendosur në bregdetin e Paqësorit në afërsi të Kalifornisë.
Fjala është për vendin me më shumti erëra në botë, transmeton Telegrafi.
Për shkak të vendin me mjegullën më të tmerrshme e ka merituar edhe për xhirimin e filmit të famshëm horror amerikan “Krijesa” në vitin 1982 nën regjinë e John Carpenterit.
Nën mjegullën e tmerrshme jetojnë edhe banorët e Grand Banksit në ishullin kanadez Newfoundland.
Ky vend nën mjegull është 200 ditë të vitit. Pikërisht edhe jo larg nga Grand Banski është fundosur “Titaniku”, më vitin 1912.
Shkaku i mjegullës aq të shpeshtë është ndeshja e rrymave të ftohta dhe të ngrohta të ajrit.
Ndër vendet me më shumti mjegull në Evropë është Lugina e lumit Po në Itali, mirëpo për shkak të ndryshimeve klimatike banorët gjithnjë e më shpesh i ngroh dielli.
Shkretëtira Namib në Afrikë shpesh është e mbuluar me zymtësi, madje edhe 180 ditë në vit.
Kjo është një ndër shkretëtirave më të vjetra në botë dhe e vetmja që ka dalje në det. /Telegrafi/