Telegrafi

Katër ushtrime më të mira për anën e brendshme të kërdhokullave (video)

Ju duket që derisa jeni duke vrapuar, duke kërcyer dhe duke bërë ushtrime të ndryshme aerobie, brendësia e kërdhokullave tuaja fare nuk aktivizohet. Do të dëshironit që këmbët në atë pjesë t’ju jenë më të holla. Katër ushtrime të thjeshta janë e gjitha që ju nevojiten…

Ushtrime shumë të thjeshta të cilat mund t’i bëni edhe kur shikoni emisionin apo filmin e preferuar, madje edhe derisa është pauza për reklama…

Ushtrimet të cilat forcojnë muskujt tuaj të barkut, forcojnë pulpat dhe vithet, mirëpo më fuqishëm ndikojnë në brendësinë e kërdhokullave, transmeton Telegrafi.

Derisa i bëni këto ushtrime forconi muskujt e shpinës, por do të kenë efekt edhe në pjesën më problematike të trupit, ku është më i shfaqur celuliti, e ato janë anët e jashtme të kërdhokullave.

Beli juaj dhe këmbët do të jenë më të holla me ndihmën e këtyre ushtrimeve.

Pos këmbëve, në këtë mënyrë do të zvogëlohet edhe pjesa e poshtme e stomakut. /Telegrafi/