Kjo stërvitje do t’ju skalisë supe të çelikta, mirëpo edhe do të shtojë nivelin e testosteroneve dhe trupi juaj do të shndërrohet në makinë për djegien e shtresave dhjamore.
“Duke pasur parasysh që tre muskuj të supeve tuaja (i pari, i fundit dhe deltoidet) janë relativisht të vegjël, është e vështirë të formohen”, thotë trajneri personal Phil Simms, transmeton Telegrafi.
Cila pra është mënyra më e mirë për ndërtimin e muskujve impresivë?
Kjo stërvitje prej 400 përsëritjeve, do të sulmojnë të tre muskujt e supeve!
Jo vetëm që kjo stërvitje do t’ju mundësojë të keni supe muskulore dhe të fuqishme, por do të shtojë edhe nivelin e testosteroneve dhe do të shpejtojë eliminimin e shtresave dhjamore.
Mos u brengosni, nuk jeni të detyruar t’i bëni 100 përsëritje përnjëherë, por mund t’i ndani në 4 seri nga 25 përsëritje.
Ushtrimi 1: LUNDRIMI VERTIKAL ME SHUFËR. 4 seri, 100 përsëritje, pushim 60 sekonda
Ushtrimi 2: FACE PULL. 4 seri, 100 përsëritje, pushim 60 sekonda
Ushtrimi 3: NGRITJE LATERALE NË POZITËN ULUR. 4 seri, 100 përsëritje, pushim 60 sekonda
Ushtrimi 4: FORCË NGRITËSE ME KOKME NË SUPE NË POZITËN ULUR. 4 seri, 100 përsëritje , pushim 60 sekonda
/Telegrafi/