Telegrafi

Katër tradita që mund t’i thyeni

Ja disa tradita që mund t’i thyeni dhe ta bëni femrën e ëndrrave për vete:

1. Rregulla 3-ditore
Mos e aplikoni këtë rregull ‘të marrë’ të telefonatave. Kjo i takon së kaluarës dhe në kohën e rrjeteve sociale, telefonisë dhe mesazheve, nuk gjen aplikim kurrsesi. Rregulla e re: Telefonojeni kur të ndiheni sikur doni ta bëni këtë.

2. Gjithnjë paguani ju
Ju duhet të jeni definitivisht ai që paguan në takimet e para, por më vonë kjo nuk është e detyrueshme. Pa marrë parasysh qëndrimin tuaj në lidhje me këtë, të paktën shikoni nëse ajo ofrohet për të paguar. Nëse e lejoni apo jo, është çështje tjetër, por kjo sigurisht se do të thotë që ajo është e pavarur.

3. Takimi për darkë
Duhet t’i ndryshojmë takimet që janë takime në darkë/drekë/kafe. Pse? Sepse janë shumë formale dhe të mërzitshme. Takimi i parë duhet të jetë sa më i thjeshtë dhe në shëtitje për shembull, në mënyrë që ju të mundoheni ta njihni dhe jo ta shikoni tërë kohën trupin e saj.

4. Mos flisni për para
Kjo rregull duhet thyer gjithsesi. Në takimet e para jo, por më vonë është e domosdoshme që të flisni për paratë dhe gjendjen tuaj ekonomike, në mënyrë të sinqertë, para se ta filloni një lidhje afatgjate.

/Telegrafi/