Site icon Telegrafi

Katër tipa njerëzish të cilët përjetojnë më së shumti orgazma

Kur është fjala për lajmet e çuditshme të lidhura me seksin, disa beqarë, si duket, më shpesh arrijnë orgazma se të tjerët. Siç shkruan Match.com në hulumtimin e tij të vitit për hulumtimin e jetës së beqarëve, 44 për qind e tyre thonë që me partnerët e njohur përjetojnë orgazëm në 90 deri 100 për qind të marrëdhënieve.

Kjo është një përqindje goxha e lartë, transmeton Telegrafi. Mirëpo, kur Match.com klasifikoi rezultatet sipas regjioneve, ngjyrës së flokëve, madje edhe sipas llojit të telefonave të mençur të cilët i posedojnë të intervistuarit (?!) dhe profesionit, kanë ardhur në disa konstatime interesante.

Doli në pah që beqarët të cilët jetojnë në Miami përjetojnë më shumë orgazma, në mënyrë të shkëlqyeshëm kalojnë flokëkuqtë, ata të cilët kanë mobil telefona Android, pastaj personat të cilët punojnë në punët që kanë të bëjnë me kompjuterët dhe elektronikën.

Pra, nëse jeni flokëkuq, keni telefon Android apo profesioni juaj ka të bëjë me kompjuterin dhe jeni nga Miami, seksi juaj është i cilësisë botërore. /Telegrafi/
 

Exit mobile version