Shumica prej nesh kanë mendime në kokë që nuk i largojnë dot nga mendja sado që përpiqen. Gjatë gjithë kohës, mendja është në punë dhe nuk pushon. Si t’ia bëni në këtë rast?
Në fakt edhe në këtë shekull që po jetojmë, ka ende shumë gjëra që shkencëtarët nuk mund t’i shpjegojnë dot rreth mendjes njerëzore.
Nuk ka një ilaç që mund të na shpëtojë nga mendimet e këqija, ose nuk ka një strategji harrese që funksionon 100 për qind të kohës.
Mirëpo, gjithsesi ne do t’ju tregojmë disa teknika se si të harroni mendimet që jua trazojnë mendjen:
Ndalojeni veten në mënyrë të përsëritur së menduari për të
Nëse doni të mbani mend numrin e telefonit të nënës suaj, me siguri do ta përsërisni pa pushim derisa ta fiksoni. Teknika për të harruar gjërat funksionon saktësisht anasjelltas: sa herë që kujtesa ju vjen në mendje, hidheni larg.
Ju gjithashtu mund ta detyroni veten të mendoni për diçka tjetër. Nëse e bëni shpesh këtë gjë, ky kujtim me siguri do të zhduket.
Ndryshoni kontekstin
Teksa mendoni për kujtimin tuaj më të keq, me siguri ju vijnë në mendje shumë detaje: ku ndodhi, si ndodhi, çfarë kishit veshur, me kë ishit: pra në thelb, konteksti i situatës. Studiuesit kanë zbuluar se çdo kujtim është i lidhur me kontekstin e eksperiencës dhe ai na ndihmon ta kujtojmë atë. Prandaj, nëse doni ta harroni atë, konteksti duhet të ndryshohet.
Mundohuni të shtoni disa detaje të reja të diskutueshme, që nuk kanë ndodhur në të vërtetë dhe ndërrojeni situatën në kushte të ndryshme. Në fund ju do ta ngatërroni mendjen aq shumë, sa kujtimi do të dalë nga koka juaj.
Mendoni në aspektin pozitiv
Sa herë mendoni një kujtim negativ, përpiquni të mendoni diçka pozitive, pra një kujtim të bukur për ta zëvendësuar.
Ndryshoni perspektivën
Ndonjëherë ne mendojmë më shumë seç duhet dhe shqetësohemi për diçka që nuk duhet. Emocionet tona janë ato që nuk na lënë të harrojmë, kështu që çelësi është të ndalojmë së qenuri emocionalë në lidhje me një situatë të caktuar.
Analizoni kujtesën tuaj dhe përpiquni të mendoni për këtë nga një këndvështrim tjetër. Ndoshta asgjë e keqe nuk ka ndodhur vërtet dhe çdo gjë është thjesht në mendjen tuaj. Nëse nuk mund ta bindni veten, kërkoni mendimin e dikujt tjetër dhe tregojini për këtë kujtim. Ndoshta reagimi i personit tjetër do t’ju bëjë t’i mendoni gjërat ndryshe dhe kështu ai kujtim do të zbehet. /Telegrafi/