Site icon Telegrafi

Katër rregulla për një fjalim, bisedë apo diskutim të përkryer

Skuadra ka analizuar afërsisht 1400 bisedash telefonike për të kuptuar me cilat mënyra dialektikore mund të shndërrohesh në një komunikues efikas.

1. Fol ngadalë duke shqiptuar deri në tre fjalë në sekondë.

2. Bëj pauza të shpeshta të vogla, të paktën katër ose pesë në minutë, që tingëllojnë si hezitime te natyrshme.

3. Trego kujdes, që ta ndryshosh pak herë tonin e zërit. Për shembull: mos kalo papritmas nga një zë joshës, atraktiv në një urdhërues e sarkastik.

4. Përpiqu të kontrollosh edhe timbrin. Është e vërtetë që varet nga përmasat e trupit dhe nga laringu. Por mund të përpiqesh të komunikosh me një vokal të thellë, prej baritoni, që arrin të tërheqë më shumë dëgjues se sa një zë akut.

/Telegrafi/

Exit mobile version