Puthja e parë
Është ajo më e ëmbla, por më jopraktikja. Tepër shumë me gjuhë, tepër pak me gjuhë, ritme të ndryshme… Nganjëherë prej frikës që të mos dështosh, puthja e parë krijon tremën e cila mund të shkatërrojë tërë momentin.
Këshilla jonë – vetëm të jeni të relaksuar, transmeton Telegrafi.
Puthja në publik
Puthja në publik mund të jetë e zjarrtë, mirëpo njëkohësisht edhe “të jetë me shije” për syrin e të tjerëve.
Domethënë, nëse kalimtarët e rastit kanë ndjenjën që janë duke shikuar film erotik, sepse shohin gjuhën në të gjitha anët, jeni duke e bërë puthjen tepër të zjarrtë.
Puthja para prindërve
Para prindërve aplikoni minimalen, jo për shkak që duhet të aktroni diçka, por për shkak se kjo është thjesht sjellje e njerëzishme.
Puthja e njëmiliontë
Natyrisht që puthja e njëmiliontë nuk do të jetë si ajo e para, mirëpo duhet patjetër të ruani shprehinë e puthjeve, sepse puthjet ofrojnë njerëzit.
Nëse harroni të putheni, do të humben të dridhurat të cilat është mirë t’ju kalojnë nëpër bark. /Telegrafi/