Site icon Telegrafi

Katër pjesëtarë të sigurimit rrahin brutalisht turistin britanik në një klub të natës në Greqi, policia arreston njërin prej tyre

Videoja shokuese e publikuar më poshtë, shfaq katër pjesëtarë të sigurimit të një klubi të natës në Greqi duke rrahur brutalisht turistin britanik në ishullin e Zakynthosit.

Pamjet e rënda shfaqin tre pjesëtarët e sigurimit duke mbajtur turistin, identiteti i të cilit nuk është zbuluar – derisa pjesëtari i katërt i sigurimit vazhdimisht e godet, transmeton Telegrafi.

Derisa turisti me çdo kusht tentonte të largohej nga ta, katër pjesëtarët e sigurimit e grushtojnë dhe shqelmojnë, transmeton Telegrafi.

Madje njëri prej tyre e godet me shqelm në fytyrë disa herë, duke bërë që e tërë fytyra t’i mbulohet me gjak.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia i kërkoi viktimës të identifikojë sulmuesit e tij – ku njëri prej tyre doli të jetë serb.

Policia greke menjëherë e arrestoi nën dyshimin se ishte njëri prej sulmuesve që i shkaktoi lëndime të rënda turistit britanik. /Telegrafi/

Exit mobile version