Site icon Telegrafi

Katër mënyrat se si ndikon ndarja tek ju

Ndonjëherë mendoni se meritoni më shumë ose mund të ndodhë që ndjeni se nuk mund të jetoni pa personin tjetër. Ajo mund të sjellë ndryshime të mëdha edhe tek ju duke bërë që të keni një jetë të re.

1. Ju njihni bukurinë e dhimbjes
Kjo mund t’ju tremb sepse do t’ju lëndojë shumë, por do të kalojë me kohën. Më pas ju do të ndiheni më mirë, më të fortë dhe me të zgjuar. Do të kuptoni që ato gjëra që keni menduar dhe që i keni thënë vetes nuk ishin të vërteta. Ndarja do t’ju bëjë t’i vlerësoni më shumë gjërat e bukura që vijnë më pas.

2. Zbuloni se cilët janë miqtë tuaj të vërtetë
Kur kaloni një përvojë të tillë ndoshta mund të ndjeni se po përballeni të vetëm me të. Njerëzit që ju telefononi në 2 të mëngjesit duke qarë tregojnë se ata janë njerëzit që meritojnë të jenë në jetën tuaj. Në këtë mënyrë do të zbuloni se disa miq nuk janë aq të afërt me ju sa e kishit menduar.

Njerëzit që ju duan pa kushte do t’ju tregojnë se për ta miqësia vlen shumë, qoftë edhe nëse rrinë me ju në heshtje dhe vetëm ju shtrëngojnë duart.

3. Njihni veten edhe në rastet më të këqija
Kur jeni vetëm dhe të mërzitur, do të zbuloni se cili ishte në të vërtetë personi që ju kishit në krah. Ndoshta dhe për veten do të zbuloni se jeni më të fortë seç e keni imagjinuar. Kur ndaheni, fillimisht mund të mendoni se ka diçka që nuk shkon tek ju, që nuk jeni të zgjuar apo të bukur mjaftueshëm, por në fakt nuk është kështu, shkruan Anabel. Në fund ju filloni të doni më shumë vetveten dhe kuptoni se jeni ju vet pilotët e fatit tuaj dhe se keni marrë rrugën e duhur.

4. Ju kuptoni se lumturia është një zgjedhje
Pas muajsh të tërë në dhimbje dhe agoni të plotë, ju do të zbuloni copëza të vogla lumturie. Jeni ju që mund ta kontrolloni lumturinë tuaj, askush tjetër. Nuk është e shëndetshme të vareni nga një person tjetër sepse nuk do të jetë kurrë e mjaftueshme.

Vendosja e gjithë besimit dhe lumturisë mbi një person do të ketë pasoja. Asnjë nuk mund t’ju bëjë më të lumtur sesa ju veten. Mësoni të doni veten tuaj duke përfshirë dhe dhimbjen dhe mërzitjen sepse lumturia e vërtetë vjen kur ju harroni çfarë keni humbur në jetë dhe kujtoni se çfarë keni fituar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version