Shumë trajnerë të mëdhenj nuk do të jenë pjesë Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Njëri ndër ta pritet të jetë edhe Jose Mourinho, i cili raportohet se do të merr drejtimin e skuadrës së Manchester Unitedit.
Por, për trajnerin portugez kjo do të jetë një mundësi e mirë për të përmirësuar imazhin të cilin aktualisht e ka në nivele më të ulëta që nga koha kur ka qenë trajner i Portos, transmeton Telegrafi.
Mediat britanike kanë radhitur disa gjëra që duhet t’i bëjë Mou në drejtimin e Unitedit për t’i kthyer reputacionin gjigantit anglez, por edhe të tijin personal.
Këto janë gjërat që portugezi duhet t’i bëjë gjatë drejtimit të stafit teknik të Djajve të Kuq.
1. Të rikthej frikën në sytë e kundërshtarëve si në kohën e Sir Alex Ferguson
2. Të dëshmoj se nuk është trajner i përkohshëm te Unitedi
3. Të tregoj se është më shumë se një trajner që preferon lojën mbrojtëse
4. Duhet ta mposht Pep Guardiolan dhe Manchester Cityn