Site icon Telegrafi

Katër mënyra interesante për t’i thënë dikujt “JO” me mirësi

“Do ta kontrolloj kalendarin”

Nëse dikush të afrohet dhe ju kërkon të bëni ndonjë punë të caktuar apo kërkojnë favore të ndryshme, thoni se duhet ta kontrolloni kalendarin për të shikuar nëse jeni të lirë apo jo, transmeton Telegrafi.

Pastaj mund të thoni se jeni shumë të zënë dhe nuk keni kohë të bëni diçka tjetër.

Kërkoni më shumë informacione

Nëse nuk dëshironi të bëni një punë të caktuar apo nëse nuk të pëlqen koncepti dhe ideja e asaj që të ka kërkuar dikush, atëherë filloni të bëni më shumë pyetje.

Nëse i bëni pyetje vazhdimisht, personi do ta kuptoj se nuk jeni të interesuar, dhe kjo është arsyeja kryesore se përse po e zgjatni këtë temë.

Nuk mund ta bëni punën mirë

Ndër mënyrat më të mira për t’i thënë “jo” dikujt është edhe nëse i thoni se nuk jeni mjaftueshëm të kualifikuar apo nuk i posedoni kualitetet e kërkuara për ta menaxhuar atë punë siç duhet.

Mund të thoni se nuk jeni të aftë ta bëni më të mirën, dhe kësisoj personi do ta kuptoj se nuk jeni të interesuar.

Kërkoni më shumë kohë

Nëse dëshironi t’i thoni “JO” martesës apo lidhjes, atëherë thoni personit apo anëtarëve të familjes që keni nevojë për më shumë kohë ta analizoni situatën.

Tregoni që keni nevojë për kohë që ta kuptoni nëse jeni të gatshëm për angazhime afatgjate apo jo. /Telegrafi/

Exit mobile version