Telegrafi

Katër lojtarë të tjerë të Sampdorias preken me coronavirus

Pas Manolo Gabbiadinit, Sampdoria ka njoftuar se katër lojtarë të tjerë nga skuadra e parë janë pozitivë në coronavirus.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Omar Colley, mesfushorët Morten Thorsby dhe Albin Ekdal dhe sulmuesin Antonino La Gumina.

Zyrtari mjekësor, doktori i klubit Amedeo Baldari, është gjithashtu pozitiv me coronavirus.

Klubi blucerchiato thotë se pesë “në prani të simptomave të buta iu nënshtruan shtupës, e cila dha rezultate pozitive”.

Lojtarët dhe anëtarët e stafit, janë mirë sipas klubit dhe aktualisht janë në shtëpitë e tyre në qytetin e Genovas. /Telegrafi/