Porto dhe Sporting Lisbona luajtën baraz 2-2 të premten mbrëma dhe në vërshëllimen e plotë, të dyja palët u përplasën fizikisht me katër lojtarë të përjashtuar.
Ishte një ndeshje dramatike në Estadio do Dragao teksa Porto u rikthye nga 2-0 për të fituar një pikë jetike.
Sebastian Coates ishte përjashtuar me karton të kuq në fillim të pjesës së dytë, por drama e vërtetë filloi pikërisht nga fundi i takimit dhe natyrisht, Pepe ishte në mes të saj.
Mbrojtësi i Portos u rrëzua në zonë pasi u kap nga Joao Palhinha.
Loja vazhdoi ndërsa Pepe mbeti në tokë, por sapo gjyqtari ndaloi lojën, filloi kaosi.
Një përleshje prej 40 personave, e cila përfshinte edhe disa nga lojtarët, vazhdoi për më shumë se pesë minuta.
Zëvendësuesit madje u futën në fushë – për t’u përfshirë edhe trajnerët, që u detyruan të qetësonin të gjithë.
Mesfushori i Portos, Otavio, u shfaq duke i thënë mbrojtësit të Sportingut, Matheus Reis që të ‘hynte brenda’ dhe të vazhdonte grindjen e tyre.
Reis ishte një lojtar që dukej se ishte në shënjestër të përleshjes, duke u shtyrë me forcë.
Five minutes of ABSOLUTE CHAOS to end a thriller between Porto and Sporting 🤯😳
Pepe received one of three red cards shown after the final whistle, as carnage broke out between both sets of players and staff.
The Dragons extend their unbeaten run to 50 matches! 🔵👏 pic.twitter.com/i0F2Dmf1Dh
— Football on TNT Sports (@footballontnt) February 11, 2022
Kur gjithçka u tha dhe u bë, katër lojtarët e përjashtuar ishin Pepe, Agustin Marchesin, Palhinha dhe Bruno Tabata.
Porto mbetet gjashtë pikë përpara Sportingut në tabelën e ligës dhe është ende i pamposhtur në ligë këtë sezon. /Telegrafi/