Telegrafi

Katër lojtarë të Parmës të infektuar me coronavirus

(Foto: Twitter/Parma Calcio 1913)

Parma ka njoftuar se katër futbollistë të skuadrës italiane kanë rezultuar pozitivë në testimet për COVID-19.

Në komunikatën e shtyp të klubit thuhet se tre prej tyre janë asimptomatikë, ndërsa njëri ka simptoma të lehta

Sipas protokollit, të katër futbollistët janë të karantinuar, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës duhet të qëndrojnë të mbyllur për disa ditë.

Futbollistët tjerë dhe stafi trajnues, të gjithë kanë rezultuar negativë, mirëpo do të testohen sërish në ditët në vijim para se t’u jepet e drejta për të luajtur.

Në javët e fundit, klubet italiane janë shoqëruar me infektime të shumta me coronavirus që ua ka pamundësuar lojën disa prej futbollistëve të tyre. /Telegrafi/