Daniel James duket se do të largohet në janar nga Manchester United.
Lojtari i talentuar nuk po ka hapësirë te Djajtë e Kuq dhe me gjasë do të largohet në afatin e dimrit së paku në formë huazimi.
Sipas asaj që raporton Daily Star, Daniel James ka marrë vëmendjen e katër klubeve nga Liga Premier.
WBA, Brightoni, Burnley dhe Leeds United, janë futur në garë për të marrë nënshkrimin e talentit të Unitedit.
Ole Gunnar Solskjaer thuhet se e ka biseduar me lojtarin dhe i ka bërë me dije se ai duhet të fitojë më shumë përvojë.
Skuadra nga qyteti i Manchesterit mbështetet në talentin e tij dhe se beson që në të ardhmen mund të bëhet një lojtar kyç tek ta.
Katër rivalët e Unitedit do të garojnë në janar për të marrë shërbimet e tij. /Telegrafi/