Telegrafi

Katër këshilla për ta bërë për vete atë të duhurin

Personaliteti
Është shumë e thjeshtë, meshkujve u pëlqen të kalojnë kohën me etikë që mund t’i bëjë të qeshin. Askush nuk dëshiron të jetë me një person të bezdisshëm. Mund të jeni më e bukura nga të gjitha, por nëse nuk keni personalitet, asgjë nuk do të ketë rëndësi.

Kujdesuni për veten!
Mund të jeni mesatarisht e bukur, por nëse hyni në një vend apo lokal, me vetëbesim, do të dukeni më mirë se ajo më e bukura aty. Megjithatë, duhet të kujdeseni për veten, duke bërë ushtrime, konsumuar ujë dhe duke u kujdesur për pastërtinë.

Bëhuni e pavarur!
Të gjithë e njohim atë vajzë që është gjithmonë duke e thirrur apo duke komunikuar me të dashurin e saj. Nuk ka asgjë më të keqe se një vajzë e ‘ngjitur’, e cila nuk di të merret me jetën e saj. Bëhuni e pavarur. Planifikon i dalje me miket tuaja dhe filloni një hobi të ri. Bëjeni të vërejë mungesën tuaj.

Mençuria
Nuk po them se duhet të jeni një Steve Jobs i ardhshëm, por meshkujve u pëlqejnë femrat inteligjente. Ju duhet të mundoheni të tregoni anën tuaj intelektuale, jo duke u munduar shumë, por thjesht duke e pyetur nëse ka dëgjuar për disa fakte interesante. /Telegrafi/