Mendoni që dashuria, avancimi personal, falja dhe marrja e pagës janë të mira për ne? Shkenca thotë që këto gjëra pozitive kanë anën e errët.
Fjala e vjetër popullore thotë që nga çdo e keqe del një e mirë, ndërsa shkenca thotë që e njëjta vlen edhe për të kundërtën. Edhe pse gjestet e mëdha dhe të vogla, të cilat i bëjmë çdo ditë na zbukurojnë jetën dhe lumturojnë personat e afërt, ato gjëra të mrekullueshme mund të na kushtojnë shtrenjtë.
Shikoni 4 gjëra të mrekullueshme me të meta të papritura:
1. Falja
Falja është veti e të guximshmëve, prandaj pranimi i faljes dhe lënia e mosmarrëveshjeve në të kaluarën është veprimi më i mirë për mbajtjen e raporteve kualitative ndërnjerëzore, apo jo?
Shkenca thotë JO, madje duheni të jeni sa më të ashpër dhe rigoroz ndaj personave që ju kanë lënduar. Studimi, në të cilin kanë marrë pjesë 135 të rinj ka treguar që personat, bashkëshortët e të cilëve kanë prirje për të falur dyfish më shpesh e përsërisin veprën e vet, disa janë të këqij që në ditën e nesërme.
Pavendosmëria e bashkëshortëve që të falë apo të jetë i zemëruar për shkak të ndonjë akti të keq rrit shansin që personi i dashur ta përsëri fajin për gjashtë herë.
2. Të rënit në dashuri
I njëjti hormon i cili te ne zgjon ndjenjën e të qenit në dashuri na mbush me emocione negative.
Para tre vjetësh, në vitin 2009, shkencëtarët kanë zbuluar që oksitocini, hormoni i cili nxit kënaqësi, butësi dhe dashuri, e rrit shansin për të qenë xheloz ose ziliqar. Edhe pse xhelozia në një lidhje të dashurisë është e pritshme, zilia shfaqet në të gjitha aspektet e jetës.
Njerëzit me nivelin e rritur të oksitocinit në organizëm kanë mundësi më të madhe që të bëhen të padrejtë, të zemërohen në personin i cili ka blerë krofnen e fundit në furrë ose të jenë xheloz në miqtë që fitojnë më shumë para se ata.
3. Pagat e larta
Për shumë nga ne, paraja është zgjidhje e të gjithë problemeve jetësore, por sipas pohimeve të shkencëtarëve pasuria në fakt është mallkim.
Psikologu Daher Keltner tha se si personat e pasur nuk janë në gjendje të bashkëndiejnë me njerëzit tjerë sepse nuk mund të paramendojnë se si jetojnë ata. Hulumtimi i njëjtë ka treguar që të pasurit shumë vështirë i njohin emocionet në fytyrat e huaja, veçanërisht nëse i shikojnë njerëzit e varfër.
Të gjithë do të pajtohemi që paraja është fuqi, ndërsa studimet e fundit kanë treguar që fuqia në të vërtetë i prish njerëzit sepse rritet niveli i testosteroneve dhe me ketë edhe agresioni dhe dëshira për mbajtjen e pozitës.
4. Avancimi personal
Derisa motivimi i cili na bën që në jetë të bëjmë ndryshime pozitive është gjë e shkëlqyeshme, dëshira për t’u bërë persona më të mirë, edhe nuk është aq e mirë për ne dhe mjedisin, sepse fillojmë të gënjejmë, veçanërisht rreth gjërave që dëshirojmë t’i përparojmë. Për shembull, le të themi që dëshironi të vraponi më shumë dhe më mirë.
Kur dikush ju pyet se për sa kohë vraponi pesë kilometra ekziston shanse e madhe që do të hiqni dhjetëra sekonda nga koha reale. Dhe nuk do të ndieni brejtje të ndërgjegjes, sepse thellë në vete besoni që mundi juaj shumë shpejt do ta shndërrojë në të vërtetë atë gënjeshtër.