Site icon Telegrafi

Katër futbollistë prizrenas për prova në skuadrën italiane

Pas refuzimit të vizave prej ambasadës italiane, katër futbollistë prizrenas kanë marr një lajm të mirë.

Katër futbollistë kanë marrë ftesë zyrtare prej ekipit Asd Spoltore Calcao, e cila ka shfaqur interesim për lojtarët prizrenas.

Behar Osmanaj, Beson Osmanaj, Kushtrim Berisha dhe Gentian Buduri gjenden në shtetin italian ku do të provohen për një javë në skuadrën Asd Spoltorie Calcao, transmeton Telegrafi.

Të lartcekurit kanë shfaqur paraqitje të mira me grupmoshat e reja të klubit futbollistik të “Lidhjes së Prizrenit”, e cila për dy vjet rresht ishte kampione rajonale 2015-2016.

Kjo ka bërë që të interesohet edhe ekipi italian, ku prej të cilës kanë dal edhe shumë lojtarë të mëdhenj që sot paraqiten me sukses në ekipet elitare italiane. /Telegrafi/

Exit mobile version