Ekipi Astralis janë eliminuar përfundimisht nga turneu kualifikues RMR i Evropës B, pas humbjes ndaj NIP në ndeshjen vendimtare.
Katër herë fituesit e turneve Major, device, Xyp9X dhe gla1ve nuk do të jenë pjesë e Majorit të fundit të CS:GO që do të mbahet në Paris.
Gjatë turneut RMR në Kopenhagë, Astralis shënuan vetëm një fitore dhe pësuan tri humbje, gjë që ua pamundësoi kualifikimin tutje në Major.
— HLTV.org (@HLTVorg) April 13, 2023
Dështimi i Astralis shënon herën e dytë radhazi që organizata humbet mundësinë e paraqitjes në një CS:GO Major, përpara ardhjes së Christian “Buzz” Andersen dhe Nicolai “device” Reedtz.
Organizata shpresonte që rikthimi i device do ta ndihmonte ekipin të rikthehet në formën e tyre të përparme, mirëpo kjo nuk është duke ndodhur së paku në ngjarjet e fundit. /Telegrafi/