25 vite në krye të modelimit dhe sërish e heshtur. Çfarë ha ajo? Cili është stili i jetës? Si e sa fle? Foli më në fund. Dhe foli sinqerisht.
Nuk shiti mend se vdes për të shkuar në palestër apo për të ngrënë sallata. Jeton me rregullat e veta dhe s`ka siklet t`i tregojë çiltër.
Të ngrënit shëndetshëm
Kate tha se gatuan edhe pse jo aq sa do të donte për shkak të impenjimeve. Bën mëngjese të mira që kanë zakonisht vezë në përmbajtje. Bën edhe mish të pjekur. Kate ka treguar se kur ishte më e re në moshë, nuk kujdesej edhe aq për të ngrënë ushqim të shëndetshëm. E kishte të vështirë të mësonte të hante sallatë. Ama sot është më e kujdesshme.
Të fjeturit me grim
Po, me raste ka fjetur edhe me grim, por nuk e ka bërë zakon. Se nuk është as e shëndetshme e as e bukur të zgjohesh me tualet në fytyrë.
Maskat e fytyrës
Asnjëherë nuk harron të vendosë në fytyrë maskat. Çdo mbrëmje teksa shikon televizor para gjumit, merret me veten.
Palestra
Kurrë s’e ka pasur qejf palestrën, por kohët e fundit i është përkushtuar me seriozitet. Kate ka thënë se më parë shkonte me përtim, por tani që ka parë rezultate, ndihet më mirë dhe më e motivuar.
Kujdesi për flokët
Vetë nuk bën asnjë lloj trajtimi për to. I pëlqen të vishet bukur, por kujdesin për flokëve se paska me shumë qejf. E vetmja që është në merak për flokët e saj e që kujdeset është floktarja. Ajo i ka shpëtuar deri tani.
Qëndrimi larg rrjeteve sociale
Kate tregon se kurrë nuk i ka pëlqyer rrjetet sociale dhe qëndron larg tyre. Nuk dëshiron t`i tregojë të tjerëve ku është e ç`po bën. Jeton sipas rregullave të saj dhe ndaj është kështu siç është, kaq e mirë. S`qenka aq e ndërlikuar të jesh si ajo.
Përshtatur nga: The Guardian