Site icon Telegrafi

Katastrofa me zjarret në Greqi: Numri i të vdekurve po rritet, publikohet një video tmerruese nga trageti

Katastrofat në Greqi nuk ka fund në dukje. Dy persona u vranë gjersa zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera të urgjencës po luftojnë përhapjen e zjarreve të mëdha në zonat më të prekura – në veri të Athinës dhe në ishullin Euboea.

Zjarret që ndizen vazhdimisht nga erërat e forta po ndodhin tash e katër ditë. Policia dje shkoi derë më derë në periferi në veri të Athinës, duke u bërë thirrje njerëzve të evakuohen. Një re e madhe tymi i zi qëndronte mbi kryeqytet.

Dhe numri i të vdekurve në Greqi po rritet. AP raportoi se një person u vra në Athinë dje, dhe mediat po raportojnë një vdekje të re sot. ABC raporton se një shtyllë elektrike ra mbi një zjarrfikës dhe e vrau atë. Një viktimë tjetër është Konstantinos Michalos, president i Dhomës së Tregtisë të Athinës, i cili u gjet i vdekur në një fabrikë të përfshirë nga zjarri, transmeton Telegrafi.

Situata është, nëse është e mundur, edhe më keq në ishullin Euboea. Atje, qindra njerëz u evakuuan me anije për shkak të një zjarri pyjor që i afrohej zonave bregdetare.

Meteo.gr sjell një video tmerruese të evakuimit të njerëzve me traget nga Euboea, e cila tregon njerëzit që shikojnë elementin e zjarrit që i rrethon nga trageti.

Ndryshe, Greqia dhe Turqia janë dy prej shteteve më të prekura nga zjarret. /Telegrafi/

Exit mobile version