Katari ka mposhtur në finale Jordaninë të Kupës së Azisë me rezultat 3-1 për tu shpallur kampion për herë të dytë.
Pjesa e parë solli vetëm një gol nga Katari dhe atë të shënuar nga Akram Afif nga pika e bardhë për 1-0 në minutën e 22-të.
Në mesin e pjesës së dytë, Jordania arriti të barazojë rezultatin me Yazan Al Naimat në 1-1 në minutën e 67-të.
Musa Al Taamari is great and all but for me Yazan Al Naimat has been the best 🇯🇴 player in this tournament. #AsianCupFinal https://t.co/stJqhQIN6k
— RedDevilJoseph🇲🇦 (@RedDevilJoseph) February 10, 2024
Pas gjashtë minutash Katari fitoi sërish penallti dhe ishte sërish Afif që shënoi për 2-1.
https://twitter.com/centregoals/status/1756357795778289804
Jordania u mundua të barazojë rezultatin, por nuk ia arriti, ndërsa Katari fitoi edhe një penallti në kohën shtesë.
Afif kompletoi het-trikun nga pika e bardhë në minutën e tretë të kohës shtesë për 3-1.
https://twitter.com/centregoals/status/1756363315649900904
Katari në fund festoi, trofeun e dytë në histori në Kupën e Azisë. /Telegrafi/