Site icon Telegrafi

Katari fiton Kupën e Azisë, mposht në finale Japoninë

Katari ka arritur të shënojë fitore në finale të Kupës së Azisë me rezultat 3-1, duke e mposhtur Japoninë.

Ndeshja ishte në dominim të Katarit, pasi që shënuan dy herë që në pjesën e parë.

Ali Almoez shënoi i pari që në minutën e 12-të.

Nuk vonoi shumë dhe Abdulaziz Hatim shënoi për 2-0 në minutën e 27-të.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Japonia e hapi ndeshjen me Takumi Minaminon në pjesën e dytë (2-1), por nuk arritën të bënin më shumë.

Akram Afif i dha fund dilemës së fituesit, duke shënuar nga pika e bardhë për 3-1 në minutën e 83-të.

https://twitter.com/Plevla1/status/1091361033468420097

Është hera e parë që Katari e fiton Kupën e Azisë. /Telegrafi/

Exit mobile version