Telegrafi

Katar – Jordani, do të jetë finalja e Kupës së Azisë

Nikoqiri i Kupës së Azisë dhe kampioni në fuqi Katari mundi Iranin 3-2 në një gjysmëfinale emocionuese në stadiumin Al Thumama për të caktuar finalen për titull me Jordaninë.

Jordania kishte mposht Korenë e Jugut me rezultat 2-0 të martën për të shkaktuar befasinë e madhe dhe për të bërë një vend në finale.

Sot edhe pse Irani e hapi ndeshjen me golin e Sardar Azmoun, Katari barazoi me Jassem Gaber që gjuajtja e tij u devijua për të përfunduar në rrjetë.

Akram Afif kaloi Katarin në epërsi, ndërsa Alireza Jahanbakhsh barazoi gjithçka.

Por Almoez Ali– golashënuesi më i mirë në triumfin e 2019 – shënoi golin e fitores për Katarin, duke e dërguar skuadrën e tij në finale.

Katari do të kërkojë të fitojë titullin e tij të dytë, ndërsa Jordania të parin në ndeshjen finale të së shtunës. /Telegrafi/