Telegrafi

‘Katar 2022’: Përfaqësueset e kualifikuara deri më tani

Kanë përfunduar disa nga ndeshjet më të rëndësishme për kualifikuese në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Ka shkuar në dhjetë numri i skuadrave në mbarë globin që kanë siguruar kualifikimin në fazën finale që do të zhvillohet nga 22 nëntori deri më 18 dhjetor të vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesja e parë e kualifikuar është vendi organizator, në këtë rast Katari, ndërsa të tjerat e fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes nëpërmjet raundeve kualifikuese në konfederatat e Afrikës, Azisë, Evropës, Amerikës Veriore dhe Qendrore dhe Amerikës së Jugut.

Lexo po ashtu Shaqiri pas kualifikimit në Botëror: Është si ëndërr për mua

Është rast i veçantë ai i Oqeanisë, që ende nuk i ka nisur ndeshjet eliminatore për shkak të pandemisë (pritet të zhvillohet në mars 2022).

Skuadrat e kualifikuara:

Vendi organizator: Katari.

Lexo po ashtu Reagimi i Xhakës pas kualifikimit të Zvicrës në Kampionatin Botëror

Evropa: Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Zvicra, Serbia dhe Spanja (në play-off:Italia, Portugalia, Rusia, Skocia, Maqedonia e Veriut dhe Suedia).

Amerika e Jugut: Brazili. /Telegrafi/