Miqësorja e shumëpërfolur e përfaqësueses së Katalunisë ndaj Venezuelës përfundoi 2-1 në të mirë të katalunasëve.
Për skuadrën e trajnerit Gerard Lopez u paraqit edhe ylli i Barcelonës, Gerard Pique, i cili luajti për 52 minuta.
Golat për vendasit i shënuan Bojan Krkic (53′) dhe Javi Puado (87′), ndërsa për ekipin nga Amerika e Jugut shënoi Roberto Rosales (59′).
Për ekipin katalunas u paraqitën edhe lojtarë të njohur si Marc Bartra, Sergio Garcia, Aleix Vidal, Martin Montoya dhe Oriol Romeu.
Vlen të theksohet se përfaqësuesja e Katalunisë nuk është e pranuar nga FIFA. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0AS2ZL6X8R4