Site icon Telegrafi

Kastriot Jahaj merr mbështetjen e hasjanëve: Premton shkollim profesional për bukëpjekësit

Kastriot Jahaj ka vazhduar me fushatën elektorale në vendlindje.

Kandidati për deputet i subjektit politik Alternativa, e cila është në koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe AKR-në, ka takuar qytetarët e Hasit të Prizrenit.

Treva e Hasit njihet për zejen e bukëpjekësit, por Jahaj ka premtuar se do të ndihmojë në hapjen e një shkolle profesionale për bukëpjekës, transmeton Telegrafi.

“Bashkëvendësit e mi, hasjanët më të vendosur se kurrë për ndryshime. Hasit i duhen përfaqësues që do të punojnë për përmirësim të infrastrukturës, stabilizim të gjendjes me ujë të pijshëm, edukim parashkollor dhe profesional për bukëpjekës”, ka shkruar Jahaj në Facebook.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i gjeni të gjitha lajmet rreth Kastriot Jahajt

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 3 qershor (e diele). /Telegrafi/

Exit mobile version