Telegrafi

Kastriot Dermaku gjen golin e parë me fanellën e Lecces për këtë sezon

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Kastriot Dermaku, ka gjetur golin e parë sezonal në Serie B me fanellën e Lecces.

Ai është futur në lojë nga banka rezervë në minutën e 76-të, por që rezultoi lëvizje e mirë e stafit të Lecces.

Vetëm pas 5 minutash, ai tund rrjetën me një gjuajtje me kokë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij kundër Brescias.

Por goli i Dermakut nuk ishte i fundit në ndeshje, pasi që Dimitri Bisoli, barazoi shifrat në minutën e 87-të për 1-1.

Skuadrat ndanë në fund nga një pikë, ndërsa Lecces ishte afër vendit të dytë në renditje, por tani duhet të pajtohet me pozitën e pestë me 17 pikë të tubuara./Telegrafi/