Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Kastriot Dërmaku ka kompletuar javë më parë transferimin te Parma.
Pas një edicioni fantastik me Cosenzën në Serie B, Dërmaku iu bashkua Parmës si futbollist i lirë.
27-vjeçari ka debutuar me fanellën e Parmës nga minuta e parë në miqësoren ndaj Trabzonspor që përfundoi në barazim 2-2.
Reprezentuesi shqiptar pas ndeshjes ka folur për faqen zyrtare të klubit, duke thënë se ishte e rëndësishme të luanin ndaj një kundërshtari të fortë.
“Ishte e rëndësishme për ne që të luanim ndaj një kundërshtari të fortë dhe te merrnim më shumë minuta. Ne bëmë një ndeshje të mirë, e cila kishte intesintet të lartë, por në mbrojtje duhet të punojmë më shumë. Kjo është gjëja më e rëndësishme para se të nisë Seria A”, ka thënë Dërmaku.
Mbrojtësi kamenicas ishte në partneritet në qendër të mbrojtjes me veteranin portugez Bruno Alves.
“Ndihem mirë me Bruno Alvesin dhe ishte një ndeshje më pak cilësore për mua. Por ka vend për t’u përmirësuar. Kundërshtarët luajtën shumë në mes të linjave, por ashtu si ata edhe ne kishim mundësi të fitonim ndeshjen”, përfundoi Dërmaku. /Telegrafi/