Site icon Telegrafi

Kastrati u shtri në fushë pas ndeshjes ndaj Goricas, ekipi mjekësor nxitoi për t’i ndihmuar

(Foto: Instagram/lirimkastratti)

Dinamo Zagrebi regjistroi fitore prej 1-0 ndaj HNK Gorica me autogolin e mbrojtësit shqiptar, Albi Doka.

Porse në fund të takimit janë vërejtur skena shqetësuese, ku ishte përfshirë një shqiptar tjetër, anësori i Kosovës, Lirim Kastrati.

Siç raporton index.hr, 22-vjeçari ka rënë në fushë vetvetiu, ndërsa menjëherë për t’i ndihmuar ka vrapuar ekipi mjekësor dhe stafi tjetër. Ata i ndihmuan të ngritej në këmbë dhe më pas e kanë larguar nga fusha.

(Foto: Twitter/GNK Dinamo)

Sipas njoftimeve të mediave kroate, gjithçka është në rregull me futbollistin, i cili për shkak të angazhimit të madh dhe të nxehtit, kishte ndier plogështi.

Kujtojmë që Kastrati ka qenë kryetemë e mediave kroate këto ditë, për shkak se Moldavia ka refuzuar t’i japë vizë shtetasit të Kosovës duke ia pamundësuar hyrjen në atë shtet, ashtu që ai pritet të mungojë në takimin ndaj Sheriff Tiraspol. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/GNK Dinamo)
Exit mobile version