Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ai së bashku me bashkëpunëtorë, ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Lezhë, ku është pritur nga Pjetrin Ndreu, i cili e drejton këtë bashki.
Në postimin e tij Kastrati tha që kjo vizitë ndikon në thellimin e bashkëpunimit në mes të Malishevës dhe Lezhës.
!Vizita në Lezhë dhe takimi me kryetarin tejet mikpritës që e drejton këtë Bashki, mikun tim z. Pjerin Ndreu dhe stafin e tij, është edhe një hap tutje drejt thellimit të bashkëpunimit mes Malishevës dhe Lezhës, në fusha të shumta e me interes të përbashkët.”, theksoi fillimisht Kastrati.
Tutje ai tha që këto dy qytete i presin bashkëpunimi në fusha si kultura, turizmi e agroturiznmi, fusha në të cilat sipas Kastratit komuna e Malishevësh ka shumë nevojë në shkëmbimin e përvojave, veçmas nga një zonë si Lezha që ka përparuar shumë në këtë drejtim, ku në fund Kastrati poashtu theksoi që bashkëpunimi me Shqipërinë duhet të jetë synimi ynë i përhershëm. /Telegrafi/