Site icon Telegrafi

KASHMIRI

Teksti: Robert Plant (albumi “Physical Graffiti”, Led Zeppelin, 1975)
Përktheu: Besnik Hamiti

Oh, dielli le të ndeshet me fytyrën time
Yjet ëndrrat le t’mi mbushin
Jam udhëtar i kohës e i hapësirës
Për të mbërri ku kam qenë e jam

Ulur me urtakët e sojit fisnik
Që kjo botë s’i sheh shpesh
Flasin për ditët që i presin të vijnë
Kur çdo gjë do të dalë në shesh

Fjalët e kënga me gjuhë të ëmbël e plot hir
Tinguj që veshin ma miklojnë
As edhe një fjalë që dëgjova s’mund ta rrëfej
Po i kuptueshëm ishte tregimi

Oh, po, jam në fluturim
Po, nënë, s’ka mohim,
Oh, po, jam në fluturim
Nënë, nënë, s’ka mohim, s’ka mohim

Çkado shoh rreshkullon
Kur dielli dheun e shkrumbon
Rëra sytë m’i pushton
Kur shoshis këtë tokë të shkretë
Në mundim të gjej se ku jam vetë

Oh, pilot i stuhisë që nuk lë gjurmë
Më sa mendimet në një ëndërr
Kush fshehu shtegun që më çonte në atë vend
Vel i shkretëtirës së verdhë

Shangri-Lau im nën hënën verore
Do të kthehem prapë
Mu si pluhuri që fluturon lartë në qershor
Kur sillet nëpër Kashmir

Oh, at i katër erërave, m’i shtyj velat
Nëpër detin e viteve
Pa gjë tjetër pos ballit të hapur
Përmes ngushticave të frikës

Kur të jem, kur të jem në rrugën time
Kur të shoh, kur të shoh rrugën time, ti mbetesh

Kur ndihem keq
Kur ndihem keq, shumë keq
Oh, e dashur lermë të të çoj atje
Lermë të të çoj atje, Lermë të të çoj atje.

Exit mobile version