Telegrafi

Kasapi: Deri në fund për titull

Java e 20-të solli ndryshime në renditjen e elitës së futbollit.

Fitorja e Besës nga Peja me rezultat 2:1 ndaj Feronikelit i ka japë edhe më shumë zjarr kampionatit në luftë për titullin e kampionit.

Pesë-gjashtë skuadrat e para luftojnë për titullin e kampionit, ndërsa Besa tani ka përforcuar edhe më shumë hapin për kreun e tabelës.

Pejanët aktualisht janë në vend të pestë me 32 pikë, por pesë më pak se Hajvalia.

Fetim Kasapi, mesfushor i Besës, deklaroi se arkëtuan tri pikë të mëdha ndaj kampionit në fuqi.

“Së pari është mirë që fituam dhe jemi në hap për titull”.

“Deri në fund do të jetë lufta e hapur për titull”, ka thënë Fetim Kasapi, mesfushor i KF Besës.