Telegrafi

Kasami shënon supergol dhe asiston në fitoren e Sionit ndaj Luzernit

Ylli me prejardhje shqiptare, Pajtim Kasami ka shkëlqyer në ndeshjen e kësaj fundjave në mes të Sionit dhe Luzernit.

Sioni ka fituar me rezultat 2-0 në ndeshjen e luajtur në shtëpi ndaj Luzernit në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Zvicrës.

Në këtë ndeshje ka lënë shenj reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, Pajtim Kasami.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Pajtim Kasamit

Djaloshi nga Struga ka shënuar një supergol dhe ka asistuar në golin e dytë të Sionit.

Goli i Kasamit erdhi në minutën e 79-të të ndeshjes dhe ishte i epërsisë 1-0 të skuadrës së tij.

Ky gol erdhi pikërisht nga asistimi i një shqiptari tjetër të Sionit, Bastien Toma.

Kasami asistoi edhe tek goli i dytë i skuadrës së tij, duke ndihmuar Freddy Mveng të shënojë për 2-0.

Sioni me këtë fitore kalon në pozitën e pestë me 20 pikë, ndërsa Kasami tani ka pesë gola dhe dy asistime deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/