Dyshja me prejardhje shqiptare, Pajtim Kasami dhe Bastien Toma kanë shënuar gola në fitoren e skuadrës së tyre, Sionit.
Sioni ka fituar ndaj Thunit me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Thunit në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Superligën e Zvicrës.
C'est terminé ! Le FC Sion s'impose à Tourbillon ! ⚪🔴#SIONFCT #HopSion pic.twitter.com/Ey6PBpAmnX
— FC Sion (@FCSion) November 25, 2018
Kjo fitore e vendasve erdhi falë dyshes me prejardhje shqiptare, Kasamit dhe Tomas, të cilët shënuan dy golat.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm tre minutave lojë, ku sulmuesi nga Struga, Kasami, shënoi për epërsinë 1-0.
3' GOOOOOOOOAL ! Kasami ouvre le score !
3. TOOOOOOOOOR ! Kasami trifft zum 1:0 !#SIONFCT #HopSion pic.twitter.com/DLYg3JXRWK— FC Sion (@FCSion) November 25, 2018
Megjithatë, mysafirët arritën të kthehen në lojë duke barazuar rezultatin 1-1 në minutën e 61-të.
Ky barazim ngjalli ekipin vendas të cilët arritën ta rikthejnë epërsinë në minutën e 83-të, ku shqiptari Toma shënoi një supergol nga distanca për 2-1.
82' TOMAAAAAAAAAAAAAAAA ! QUEL BUT DU VALAISAN ! 2-1 pour Sion !
82. TOOOOOOOOOOOOOOR ! TOMA schiesst den 2:1 !#SIONFCT #HopSion pic.twitter.com/kw7Kk5sAwL— FC Sion (@FCSion) November 25, 2018
Goli i Tomas doli të jetë i fitores dhe kjo fitore e ka ngritur Sionin në pozitën e shtatë në tabelë me 17 pikë.
Për Kasamin ky ishte goli i katërt këtë sezon, ndërsa Toma ka dy gola dhe pesë asistime deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/