Site icon Telegrafi

Karvani shëndetësor “Përshëndetje” në Gjilan, ftohen qytetarët për informata dhe shërbime falas

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë me datë 8 nëntor do ta mbajnë karvanin shëndetësor “Përshëndetje”.

Aktiviteti do të mbahet në sheshin e qytetit të Gjilanit, me fillim nga ora 11:00 – 14:00.

Në këtë takim do të jepen informata të rëndëishme mbi shëndetin, si ekspozimi ndaj tymit të duhanit, konsumimi i alkoolit, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik e shumë tema të tjera të rëndësishme që janë në dobi të qytetarëve.

Gjithashtu, në njoftim vijon të thuhet se stafi profesionit shëndetësor do ta bëjë matjen e tensionit, do të caktohet indeksi i masës trupore, gjithashtu do të jepen këshilla për një stil të shëndetshëm jetese.

Ndër të tjera, përvec këtyre, do të ofrohet ushqim dhe pije falas, ndërsa në një kënd të vecantë të hapësirës për më të vegjlit do të kujdesen animatorët me program argëtues. /Telegrafi/

Exit mobile version