Ferizaj ka shënuar fitore shumë të rëndësishme përballë Dritës në derbin e skuadrave që luftojnë për mbijetesë.
Ferizaj ka kaluar në epërsi që në minutën e 5-të me anë të një goli të bukur nga goditja e këndit që e shënoi Maliq Behluli.
Vendasit kanë mundur ta shtojnë epërsinë pasi kishin në dispozicion një penallti në minutën e fundit të pjesës së parë.
Behluli gjuajti, por Artan Latifi arriti të ndalë penalltinë.
Drita luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 70-të, pasi që Dren Gashi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Deri në fund edhe pse kishte raste rezultati nuk ndryshoi.
Pas kësaj fitoreje Ferizaj mbetet në pozitën e nëntë, por me 19 pikë të tubuara, katër më shumë se Drita që mbetet e 10-ta. /Telegrafi/