Një qytet i vogël në jug-lindje të Italisë ka vendosur të lëshojë kartëmonedha me imazhin e Diego Maradonas.
Enrico Fratangelo, kryetari i komunës së Castellino del Biferno, qëndron pas kësaj ideje.
“Ne e konsiderojmë Maradona një hero të hemisferës jugore”.
“Argjentina na dërgoi një hero të vërtetë i cili gjithmonë qëndronte pranë të varfërve dhe kurrë nuk iu dorëzua logjikës mercenare”.
https://twitter.com/OsimpamSportsGH/status/1360027935894364162
“Pas Diegos, jugu i Italisë dhe jugu i botës kanë rihapur mendjet e tyre dhe popujt e nënshtruar janë bërë të barabartë. Pra, rroftë Maradona dhe rroftë liria!”, ka thënë Fratangelo.
Imazhet e Maradona do të shfaqen në këtë monedhë e cila mund të përdoret vetëm në biznese të caktuara lokale në qytet.
https://twitter.com/OsimpamSportsGH/status/1360026723685982208
Imazhi ikonik ‘Dora e Zotit’ gjendet në kartëmonedhën 100, ndërsa në atë 50 ai shihet duke ngritur Kupën e Botës 1986./Telegrafi/