Mbrojtësi holandez, Rick Karsdorp më në fund ka marrë një lajm të mirë.
Anësori ka kaluar lëndimin e pësuar javë më parë dhe është i gatshëm për ndeshje.
Klubi i Romës ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare se Karsdorp pritet të grumbullohet nga Di Francesco për ndeshjen ndaj Hellas Veronës.
“Lëndimi i Karsdorp ka kaluar me sukses. Lojtari ka stërvitur me grupin dhe është i gatshëm për ndeshjen ndaj Hellas Veronës”, thuhet në njoftimin e klubit italian.
22-vjeçari iu bashkua Romës këtë afat kalimtar nga Feyenoord pë rreth 17 milionë euro.
Shkaku i lëndimit reprezentuesi holandez ende nuk ka debutuar me klubin verdh e kuq./Telegrafi/