Site icon Telegrafi

Karrigan dhe ZywOo kanë diskutuar rreth ndryshimeve të fundit të CS:GO

Kapiteni i ekipit FaZe, karrigan si dhe ylli i ekipit Vitaliy, ZywOo kanë diskutuar rreth ndryshimeve të fundit të CS:GO në një intervistë për esportsgg.

Blast Premier World Final është turneu i fundit i vitit 2022 ku disa nga ekipet më të mira të botës do të garojnë me përditësimet e fundit të CS:GO.

Karrigan dhe ZywOo janë intervistuar nga esportsgg, ku janë pyetur se çfarë mendojnë rreth ndryshimeve në lojë dhe a janë adaptuar tashmë.

Karrigan: “Mendoj se ndryshimet në armën M4a1-s janë të nevojshme. Mendoj se të gjithë pajtohemi se ishte shumë mbifuqishme për të luajtur me armën M4a1-s. Unë mendoj se tani do të shohim njerëzit që përpiqen të vlerësojnë kur ka kuptim ta kemi atë, ndoshta disa harta specifike. Por thjesht mezi pres që të kemi përsëri atë diskutim – çfarë arme do të merrni?”.

“Unë mendoj se përditësimi i snajperit (AWP) ndoshta nuk është një gjë e madhe, por do të ketë më pak ‘Wallbang’ dhe më shumë gjuajtje drejt lojtarëve. Nuk ndodh shpesh që kam parë një ri-ngarkim të AWP gjatë një ndeshjeje profesionale. Unë mendoj se ne do ta shohim atë tani”.

“Dhe padyshim, Anubis, mendoj se është mirë ta shtosh atë në listën e map-ve aktive”.

Zywoo: “Në fakt, ishte pak e çuditshme të luash AWP me 5 plumba. Unë isha duke përplasur çdo gjë në mur dhe më pas më kishte mbetur një plumb, dhe thashë, duhet të ringarkoj tashmë”.

“Në fakt, është gjithashtu mirë të kemi këto ndryshime sepse mendoj se kemi nevojë për to. Për armën M4a1-s mendoj se kjo është vërtet e mirë sepse nuk më pëlqeu mjaftueshëm arma M4A4 dhe nuk e përdorëm atë. Tani ne mund t’i përdorim të dyja dhe duhet të mendojmë se në cilën map do të jetë e fortë kjo dhe më shumë”.

“Unë mendoj se në mapin Nuke, M4a1-s është shumë i keq, sepse nga jashtë duhet të përdorim katër ose pesë plumba për të vrarë. Dhe Anubis, nuk di shumë për këtë map, sepse ne duhet ta luajmë atë, dhe askush nuk na luan në këtë map, ne bëjmë vetëm praktikë në ‘Matchmaking’”.

/Telegrafi/

Exit mobile version