Site icon Telegrafi

Karposi e mposht Trepçën

Karpos Sokoli e ka mposhtur me rezultat të thellë 85-69 ekipin e Trepçës në duelin e zhvilluar në palestrën Boris Trajkovski në Maqedoni.

Dueli i cili ishte i vlefshëm për Ligën e Ballkanike, ishte një prej atyre dueleve vendimtare, por që Trepça nuk e fitoi.

Periudha më e dobët ishte ajo e treta, ku vendasit e çuan epërsinë në 17 pikë, pas një periudhë të mirë të dytë të Trepçës.

Periudha e fundit ishte vetëm formalitet, pasi humbja vetëm se ishte e vulosur.

Më i miri në këtë takim ishte Wise me 23 pikë e shtatë kërcime, kurse ai u pasua nga Ljujic me 14 pikë e tetë kërcime dhe Samir Zekiqi me 12 pikë.

/Telegrafi/

Exit mobile version