Site icon Telegrafi

Karkaleca në grilë, të marinuar

Kush nuk do t’i pëlqente ca karkaleca për drekë?! Megjithatë, nëse ju duket një përgatitje e thjeshtë, duhet të dini se edhe grila ka sekretet e saj. Ndiqni udhëzimet e mëposhtme!

Përbërësit për 6 persona:

▪ 900 g karkaleca të pastruar edhe nga fija e zezë që kanë në kurriz, duke u lënë vetëm bishtin

Për marinizmin:

▪ 3 thelpinj hudhër të qëruar dhe të grirë
▪ 1 qepë e mesme, e grirë në kubikë të vegjël
▪ 1 tufë majdanoz, borzilok i freskët, të grirë imët
▪ 2 lugë të vogla salcë
▪ 2 lugë të vogla kripë
▪ ¼ lugë e vogël me piper të bluar në moment
▪ 50 ml vaj ulliri
▪ lëngu i një limoni

Përgatitja:

Në një enë përziejmë të gjithë përbërësit e salcës, zhysim në të karkalecat dhe i lëmë të marinohen për 2 orë ose në frigorifer, maksimumi për 2 ditë.

Ndezim grilën dhe e lyejmë pak me vaj ulliri që të mos ngjisin karkalecat gjatë pjekjes.

Vëmë karkalecat nëpër shkopinj të gjatë për shishqebap (4/5 për çdo shkop), fshijmë me letër thithëse lëngun e marinizmit.

I pjekim për pak minuta në çdo anë dhe I shërbejmë menjëherë.

Exit mobile version