Telegrafi

“Karim Benzema nuk është pezulluar përjetë”

E ardhmja e Benzemas nuk se nuk ka përfunduar ende në kombëtaren franceze.

“Karim Benzema nuk është pezulluar përjetë”, kështu është shprehur presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graët.

Ai ka folur për të ardhmen e sulmuesit të ekipit te Francës pas përjashtimit nga Euro-2016 për arsye të çështjes se shantazhit seksual ndaj një shoku te ekipit te tij.

“Ai nuk ishte mes 23 lojtarëve të seleksionit, por mendoj se drejtësia do të flase. Por, ai nuk është pezulluar përjetë, unë jam kundër këtij lloj pezullimi”, deklaroi Le Graët.